Basketboll

Kapiteni flet për startin negativ dhe rikthimin e bujshëm të Yllit me 13 fitore rresht

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina mbrëmë ka qenë i ftuar në ASIST-in 518, ku u diskutuan shumë gjëra.

Në fillim, Morina u prononcua rreth startit negativ që pati skuadra e tij e më pas rikthimi i bujshëm me 13 fitore rresht.

Po normal, nuk ka qenë e lehtë me pas një asi fillimi siç e kemi pasur, por mendoj që ajo vendosshmëria qe e kemi pasur si ekip dhe ai besimi që e kemi pas në punën që e bëjmë, në trajnerin, në stafin e lojtarëve qe e kemi pasur, ka bërë që të gjejmë motiv dhe me të gjejmë besim që kemi me dal nga ato ditë të këqija si me thënë edhe ajo vendosshmëria jonë, mendoj dhe përkrahja e madhe që kemi pas edhe nga klubi por edhe nga gjithë qytetarët e Suharekës, mendoj që është arsyeja kryesore që tani këtu, tani po vi pas 13 fitoreve me radhë dhe jo si atëherë në fillim për shembull pas 4 humbjeve”.

Kapiteni i therandasve nuk la pa përmendur edhe dy largimet e Kastratit dhe Tmusiqit, që sipas tij ndikuan në formën e fillimit në ekip, pastaj edhe lëndimi i tij, por ata gjetën forcë që të rikthehen.

Pas situatës e cila u krijua në klub, realisht për neve nuk ka qenë edhe aq e lehtë, largimi i Erjonit dhe Tmusiqit, se vërtetë e bënëm një grup shumë të mirë të lojtarëve edhe u bënëm një, si ne në ekip, si me qytetin, si me të gjitha dhe nuk ka qenë e lehtë edhe lëndimi im në fillim ka luajtur pak rol në atë fillimin e dobët, se ne realisht ja filluam pa 3 lojtarë, jo vetëm pa ata të dy, por edhe pa mua, por realisht ajo çka na ka mbajtur, realisht tash edhe në sezonën e tretë që jemi duke pasur sukses, mendoj që gjithmonë mundohemi me qenë me këmbë në tokë si thuhet edhe kur po fitojmë, kur jemi në këso seri, mendoj që gjithëve në klub, sidomos neve lojtarëve edhe trajnerat, e kemi mëse të qartë se fakti që i kemi 13 fitore me radhë, nuk na bën kampionë, edhe ashtu ka qenë situata në fillim, fakti që i kemi humbur 4 ndeshjet e para, nuk do të thotë që bijmë prej ligës. Kështu që mendoj se mënyra që po e gjejmë si me qëndru me këmbë në tokë, është ndoshta ajo arsyeja e këtyre sukseseve tona në tre vitet e fundit”, thotë Morina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.