Ekskluzive: Vëllaznimi gjen zëvendësin e Omogbos? afër marrëveshja me ish-lojtarin e Rahovecit
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi sot ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me alo-qendrën, Emmanuel Omogbo.
E siç ka mësuar AsistiOnline.com, ‘vreshtarët’ tashmë janë afër marrëveshjes me një lojtar të ri dhe emër i njohur për basketbollin e Kosovës.
Gjakovarët janë në bisedime të avancuara me Devin Johnsonin, ish-lojtar i Rahovecit gjatë këtij stinori në 6 ndeshje.
Te ‘vreshtarët’ Johnson kishte luajtur me mesatare prej 14.5 pikë, 4.5 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se a do të arrihet kjo marrëveshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.