Basketboll

40 pikë për 40 minuta, Washington sjell fitoren e parë te As Prishtina që dërrmoi Dritën

Prishtinë(AsistiOnline) – As Prishtina e ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligën e parë te meshkujt.

Ekipi prishtinas që gjatë vjeshtë nuk pati asnjë fitore, pas transfereve në afatin e janarit tash si duket ka nisur të këndellet fuqishëm, pasi ka mposhtur një pretendent për Superligë.

Ekipi i As Prishtinës sonte ka triumfuar në Gjilan ndaj Dritës me shifrat e thella 72-97.

Transferi i ri i huaj, amerikani Leondre Washington që erdhi te prishtinasit nga Ponte Prizreni, ishte fantastik sonte me plotë 40 pikë të realizuara nga po aq minuta të luajtur e shtoi edhe 12 kërcime, 7 asiste e 3 vjedhje topash. Te Asi në këtë duel, kontribut shumë të rëndësishëm në këtë fitore dhanë edhe Dardan Sejdiu me 24 pikë e Ermir Gashi me 20 sosh.

Te Drita, Kushtrim Bajraliu e Nart Llapashtica realizuan nga 16 pikë, por s’mjaftuan assesi për fitore.

Në xhiron e ardhshme, As Prishtina luan ndaj Vushtrrisë e Drita i shkon Istogut.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.