Basketboll

‘Ky do të jetë fillim i kapitullit të ri për Rahoveci”, Nelson e paralajmëron Ponte Prizrenin

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit është ekipi me pozicionin më të vështirë aktualisht në Superligën e Kosovës.

‘Vreshtarët’ gjenden në pozitën e fundit të renditjes tabelare dhe rrezikojnë seriozisht rënien në ligën e parë.

Megjithatë, ‘timonieri’ i ri i Rahovecit, Daniel Nelson në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ‘vreshtar’, ka deklauar se lojtarët e tij janë maksimalisht të motivuar për duelin ndaj Ponte Prizrenit dhe synojnë fitoren për t’ju kthyer rezultateve pozitive.

Deklarimi i plotë i tij:

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Të kujtojmë se Rahoveci ndeshet nesër me Ponte Prizrenin në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e basketbollit kosovar, duel ky i cili luhet në ”Mizahir Isma” me fillim nga ora 19:00.

Deri tani, Rahoveci ka 16 humbje e vetëm 2 fitore, por që me ndryshimet e bëra së fundmi në roster, drejtuesit e klubit besojnë në ngritje dhe shpëtim nga rënia.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.