Super-ndeshje edhe gjatë këtij vikendi, spikatin përballjet në Prishtinë e Pejë
Java e 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje interesante, kurse sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe synojnë titullin e kampionit, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme. Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje. Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë.
Takimi i parë i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë fituar Superkupën, ndërsa mjaft mirë qëndrojnë edhe në elitë me 13 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë pasur ngritje të formës, duke numëruar tetë fitore e dhjetë humbje.
Rahoveci që ndodhet në vendin e fundit me dy fitore e 16 humbje do të ndeshet me Ponte Prizrenin, që ka gjashtë fitore e 12 humbje, për të bërë këtë sfidë shumë të rëndësishme për ‘fatin’ e këtyre dy skuadrave.
Java e 19-të përmbyllet me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 19
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
19:00 Rahoveci – Ponte Prizreni
E diel
17:00 Peja – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
Komentet janë të mbyllura.