Basketboll

Sot derbi mes Prishtinës e Bashkimit në hapje të xhiros

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot nis të luhet xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Dueli hapës i xhiros zhvillohet në Prishtinë dhe llogaritet derbi i ditës.

Bëhet fjalë për derbin e vjetër mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Prishtinasit kanë fituar Superkupën, ndërsa mjaft mirë qëndrojnë edhe në elitë me 13 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë pasur ngritje të formës, duke numëruar tetë fitore e dhjetë humbje.

Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport1 në të gjitha platformat televizive vendore etj.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.