Ylli me shumë telashe dhe pas vazhdimeve ndaj Vëllaznimit, seria shkon në 15 fitore
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse me shumë telashe, megjithatë Golden Eagle Ylli ka arritur fitoren e 15-të me radhë në Superligën e Kosovës.
Therandasit kanë triumfuar në shtëpi ndaj Vëllaznimit me rezultat 79-76, por vetëm pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 66-66.
Vëllaznimi e kishte avantazhin në pjesën e parë, pasi fitoi çerekun e parë 13-24 e i dyti i takoi ngushtë ekipit vendas 17-14, por diferenca nga çereku i parë ju krijoi lehtësi mysafirëve.
Në pjesën e dytë, vazhdoi loja tepër e ngushtë mes ekipeve me Yllin që fitoi ngushtë periodat tre dhe katër (17-11, 19-17), por jo majftueshëm për fitore, por aq sa për ta dërguar ndeshjen në vazhdime (66-66).
Në vazhdime, pak më konkrete u tregua skuadra e Yllit që i fitoi këto 5 minuta me 3 pikë diferencë (13-10) dhe iu gëzua fitores së 15-të me radhë.
Bashir Ahmed me 19 pikë, Henrik Shirko me 16, Gëzim Morina me 13, Malcolm Armstead me 11 e Rashun Davis me 10 sosh, ishin individët që realizuan pikë dyshifrore te therandasit në këtë fitore të sontme.
Te Vëllaznimi nuk mjaftuan në asnjë formë për fitore, Jahii Carson me 17 pikë e Damonte Dodd me 14 sosh.
Pas 19 xhirove, Ylli mbetet lider i tabelës me 15 fitore e 4 humbje, gjersa Vëllaznimi pësoi disfatën e 12, karshi 7 fitoreve.
Në xhiron e ardhshme, Ylli i shkon Trepçës e Vëllaznimi i shkon Ponte Prizrenit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.