KBF Prishtina përforcohet me qendër amerikane me shumë përvojë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, është përforcuar edhe me një lojtare të huaj.
Drejtuesit e ekipit prishtinas kanë arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Adrienne Godbold e cila luan në pozitat e kombinuara 4/5, transmeton AsistiOnline.com
Godbold ka luajtur në elitat e shteteve si: Gjermani, Islandë, Ukrainë e së fundmi në Puerto Rico me ekipin e Gigantes de Carolina.
32 vjeçarja në Puerto Rico ka luajtur me mesatare prej 14.3 pikëve, 7 kërcime e 2.5 asiste për ndeshje, duke qenë prej lojtareve më të dalluara të ekipit.
Me Godbolds, Prishtina kompleton rosterin me lojtare të huaja, pasi ka në ekip edhe Hilaire Kaela dhe Sarah Mgbeike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.