Braha thotë se Trepça ka shumë zgjidhje në roster, ai tregon se deri ku mund të arrijë ekipi mitrovicas
Prishtinë(AsistiOnline) – Besim Braha po thotë se Trepça ka një roster të gjerë me zgjedhje të shumta të lojtarëve dhe se aty duhet vetëm punë e komponim.
Këto komente, drejtori i rikthyer te Trepça i bëri në episodin e djeshëm të ASIST-it, duke besuar se deri në fund të stinorit, skuadra do të kompletohet dhe të arrijë finalen.
”Po lojtarë sa ka Trepça s’ka asnjë ekip, sepse kemi, por prapë po them, shpresoj që këta djem secilën lojë kanë me tregu lojë më të mirë e më të mirë. Lojtarë kemi mjaftë, përjashtim Prishtina që ka arrit një komponim koxha të mirë tash në këtë kohë, tjerat ekipe kanë lojtarë, por jo sa kemi ne. Shpresoj që ky trajneri që ka ardhur, ky do të dijë qysh me i menagju edhe unë besoj shumë në këta djemë, kam besim shumë të madh, ne me Prishtinen me Yllin e shoh aty diku ka finalja”, beson dikur ylli i Trepçës në parket.
Braha, foli edhe para duelit që Trepça e zhvillon në vikendin e ardhshëm me Golden Eagle Yllin dhe u shpreh tejet i bindur në rezultat pozitiv.
”Ishalla ka me qenë e treta e vërteta, unë prapë po them që edhe pse Ylli ka 15 fitore rresht, po në asnje ndeshje nuk ka fituar me rezultat bindës kështu, me Vëllaznimin së fundmi ka shkuar në vazhdime, gjithmonë ka qenë ngushtë. Mendoj që është tereni vendas, një motiv për ne goxha i mirë, plus kjo ndeshja e fundit me Pejën qe e fituam, na shton një motiv është më shumë. Do të përgatitemi maksimalisht, ne e dimë trajnerin e Yllit i dimë edhe lojtarët e Yllit, kush janë, tek janë, do të qasemi maksimalisht, prej ditëve të punës noramlisht në stërvitje e deri tek dita e ndeshjes, shpresoj të fitojë më i miri”, tha Braha.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.