Basketboll

Super-talenti kosovar në SHBA, Arlind Konjuhi kalon shifrën e 1000 pikëve në ekipin e tij

Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti i jashtëzakonshëm i basketbollit me prejardhje nga Kosova, Arlind Konjuhi po vazhdon të shkëlqejë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në formë të lartë me mesatare për ndeshje prej 22 pikëve, Arlindi së fundmi ka arritur një sukses që pak lojtarë e bëjnë në karrierën e tyre nëpër gjimnazet e SHBA-ve.

Djaloshi me prejardhje nga Vushtrria, ka kaluar shifrën e 1000 pikëve të shënuara me ekipin e ”Cy Fair” në Teksas të Houstonit.

Basketbollisti ynë, Arlind Konjuhi, kaloi 1.000 pikë në karrierë në fitoren e së martës në mbrëmje ndaj Cypress Creek. Jemi tej mase krenarë me punën tënde të palodhshme, Arlind! Vazhdo kështu! BFND”, shkruan postimi fantastik i skuadrës i dedikuar për Arlindin.

Të kujtojmë se në dy vitet e fundit, Arlindi ka pranuar me modesi edhe ftesën e Përfaqësueses së Kosovës për gjeneratat e reja, dhe përpos lojës fantastike ai është dalluar mbi të gjitha për profesionalizmin, diciplinën dhe kulturën e lartë njerëzore e sportive që posedon.

Me ritmin që po shkon, Arlindi edhe nga ekspertët e basketbollit në SHBA, llogaritet si lojtar që mund ti prek majat e basketbollit, pasiqë interesimi për ta pasur në radhët e veta, është i madh nga kolegjet e shumta amerikane.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.