Basketboll

Vëllaznimi me fitore të madhe në udhëtim te Ponte Prizreni

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, ku mundi Ponte Prizrenin me shifrat 86:91 (17:16, 9:15, 22:24, 30:23, 8:13), në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me prizrenasit që kishin epërsi deri në gjashtë pikë, 10:4, ndërsa kjo pjesë përfundon 17:16. Vendasit në periudhën e dytë kishin epërsi deri në katër pikë, 24:20, por një seri e jashtëzakonshme e kuqezinjve 0:11, bëri që të kalojnë në epërsi 24:31, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 26:31.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke krijuar epërsi deri në 16 pikë, por vendasit nuk u dorëzuan, duke ngushtuar shifrat në 48:55, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e ardhshme u zhvillua lojë shumë interesante, me rikthimin e Prizrenit dhe epërsia ndërrohej sa një anën anë e sa në tjetrën, ndërsa fundi ishte dramatik me të dy skuadrat që kishin mundësi të fitonin, por nuk e bënë një gjë të tillë dhe ndeshja shkoi në vazhdime 78:78. Edhe në vazhdime u zhvillua sfidë interesante, ku Harris vazhdoi të shkëlqejë për Vëllaznimin dhe ishte vendimtar në fitoren 86:91 dhe me këtë fitore kuqezinjtë kalojnë prizrenasit në renditje me 8 fitore e 12 humbje, ndërsa Ponte Prizreni ka shtatë fitore e 13 humbje.

Më i miri te Ponte Prizreni ishte Adam Granit me 21 pikë e tetë kërcime, kurse më i miri te Vëllaznimi ishte Jordan Harris me 35 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Komentet janë të mbyllura.