Trepça dënohet përsëri me një ndeshje pa shikues
Prishtinë(AsistiOnline) – Janë publikuar dënimet nga xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës e cila u luajt gjatë vikendit që e lamë pas.
Sikurse në xhirot e kaluara, as kjo nuk ju ka shpëtuar gjobave të Komisionit të Garave dhe kësisoj janë marrë disa vendime në lidhje me problemet nëpër ndeshje.
Më e prekura nga këto dënime ka qenë skuadra e Trepçës, që është penalizuar në duelin e radhës si vendase, pa praninë e publikut.
Përpos ndalesës së publikut edhe ndaj nënkryetarit të klubit, Lindrit Misini, është inicuar procedurë disiplinore dhe basketbollisti, Erjon Kastati është dënuar me 100 euro.
Nga dueli problematik mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, është dënuar edhe delegati i ndeshjes i nominuar nga FBK-ja, Mehdi Gashi me dy ndeshje mos-delegim.
KB Trepca dënohet me një ndeshje pa shikues, konform nenit 49.17 të PG
Inicohet procedurë disiplinore ndaj Lindrit Misini (KB Trepca)
Erjon Kastrati dënohet me 100 Euro konform nenit 50.1 të PG
Mehdi Gashi dënohet me dy xhiro mos delegim, konform nenit 54.2 të PG
Pa dënime s’kanë shpëtuar as, Jan Palokaj i Prishtinës, Jahii Carson i Vëllaznimit dhe trajneri i Pejës, Can Sevim.
Vendime:
Jan Palokaj (KB Sigal Prishtina) dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.1 të PG
Can Sevim (KB Peja) dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG
Jahi Carson dënohet me 100 Euro, konform nneit 50.1 të PG
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.