Basketboll

Trepça e vazhdon formë e mirë, fiton edhe në Gjakovë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepça e ka vazhduar formën e mirë në elitën e basketbollit kosovar në xhirot e fundit.

Ekipi mitrovicas triumfoi sonte në ”Shani Nushi” të Gjakovës ndaj Vëllaznimit 71-87.

Mitrovicasit e filluan ndeshjen në mënyrë fenomenale duke fituar dy periodat e para 18-29, 20-23 dhe shkuan në pushim me epërsi 38-52.

Në pjesën e dytë, Vëllaznimi e nisi pak më mirë duke e fituar çerekun e tretë ngushtë (15-13), por Trepça përsëri u rikthye te loja e mirë në periodën e fundit (18-22) dhe siguroi fitoren e tretë me radhë.

Drilon Hajrizi me 20 pikë, Erjon Kastrati me 16 dhe Mikaile Tmusiq me 13 sosh, ishin treshja e lojtarëve që realizuan pikë dyshifrore te Trepça në këtë fitore të sontme.

Në anën tjetër te Vëllaznimi, Jordan Harris kishte 21 pikë e Jahii Carson shtoi 16 sosh.

Pas 21 xhirove, Trepça ka 12 fitore e 9 humbje, gjersa Vëllaznimi 8 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vëllaznimi e pret Bashkimin e Trepça i shkon Ponte Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.