Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga xhiro 21 e Superligës së Kosovës

1. Plejmejkeri më i mirë, këtë javë shpallet Arti Hajdari i Pejës në ndeshjen ku verdhezinjët u paraqitën me shumë mungesa dhe kapiteni mori përgjegjësinë për ta udhëheq skuadrën e tij, duke bërë një paraqitje fantastike me 30 pikë, prej tyre 6 treshe nga 8 tentime, duke qëlluar 5 dyshe nga 7 gjuajte dhe me një efikasitet në total prej 73% nga loja. Përveç 30 pikëve, Arti mblodhi edhe 5 kërcime e bëri 4 asistime duke merituar indeksin fenomenal prej plus 33

2. Fundori më i mirë realizues i xhiros, shpallet Jalen Tate, bashkëlojtari i Artit duke i qëndruar për krahu në fitore të rëndësishme dhe përpak nuk realizoi double-double, ndërsa duelin e mbylli me 24 pikë e 9 kërcime, shtoi edhe 6 asistime dhe vodhi 3 topa për indeksin e shkëlqyeshëm prej plus 27.

3. Pas një kohe të gjatë në pesëshen e javës na kthehet Gëzim Morina. Kapiteni i Yllit ishte më i merituar për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bashkimit me 23 pikë e 7 kërcime dhe shtoi 3 asistime duke qenë gati i pagabueshëm nga loja për dy pikë, me ç’rast realizoi 5 nga 6 gjuajtjet dhe për këtë e meritoi epitetin e alos më të mirë të xhiros 21 me indeks prej +24.

4. Në pozitën e alo qendrës, këtë javë dominoi Dustin Thomas i Sigal Prishtinës me double double të shkëlqyeshëm prej dy 16-sheve të pikëve dhe kërcimeve, duke asistuar 2 herë, qëlluar të gjitha gjuajtjet e lira dhe për këtë lojë meritoi indeksin më të mirë për një alo-qendrë prej plus 26.

5. Dhe në pozitën e qendrës këtë javë, pas një kohe të gjatë na kthehet gjiganti i Prishtinës, Brooks Debisschop i cili gjithashtu luajti me double double. Debisschop pati 16 pikë e 15 kërcime , gjithashtu realizoi të gjitha gjuajtjet e lira dhe njëherësh shtoi 4 asistime e bëri 2 bllokada për indeksin fenomenal prej plus 30, më të lartin për një qendër këtë javë.

MVP I XHIROS 21 ARTI HAJDARI (PEJA )

Adhurues të basketbollit, këtë javë pa asnjë dilemë fare, MVP shpallet kapiteni i Pejës Arti Hajdari i cili doli në skenë, kur skuadrës së tij ju desh më së shumti, duke qëlluar 6 treshe nga 8 tentime, 5 dyshe nga 7 tentime me një total prej 30 pikëve , 5 kërcimeve e 4 asistimeve për indeksin më të lartë këtë xhiro, prej plus 33 dhe kështu Arti fiton epitetin e MVP-së së Javës në ASIST.

/AsisitOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.