Under Header

spot_img

Ekskluzive: Prishtina përforcohet para Kupës me transfer nga elita izraelite?

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër formës fantastike që po e kalon në xhirot e fundit, Sigal Prishtina duket se nuk po ‘ngopet’ së përforcuari me lojtarë.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, bardhekaltërit janë afër kompletimit të marrëveshjes me alo-qendrën amerikane, Nate Grimes.

Lojtari në fjalë, është i gjatë 203 centimetra dhe së fundmi është paraqitur në elitën e Izraelit me ekipin e Hapoel Eilat në 6 ndeshje me mesatare prej 5.7 pikë e 5.2 kërcime.

Plotë 4 sezone rresht, Grimes ishte pjesë e kolegjit amerikan nga NCAA1, “Fresno State University Bulldogs” nga ku më pas erdhi në Evropë.

26 vjeçari, ka përvojë në Finlandë me Korikobrat ku luajti me 17 pikë për ndeshje, në Belgjikë me Mechelenin me 18 pikë për ndeshje dhe në Gjermani me Gottingen me 6 pikë për ndeshje.

Lojtari në fjalë me shumë gjasa pritet të prezantohet shpejtë te bardhekaltërit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme