Basketboll

HISTORIKE: LeBron James shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – LeBron James është bërë edhe zyrtarisht shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, pasi mbrëmë theu rekordin e deritanishëm nga Kareem Abdul Jabbar.

LeBron shënoi pikën e 36-të kundër Oklahoma City Thunder dhe tani ka 38,388 pikë në total në gjithë karrierën e tij.

King James siç e quajnë, bëri histori, duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA pasi shënoi pikën e 36-të kundër Oklahoma City Thunder, duke e çuar totalin në 38,388 pikë.

James shënoi me fade-away 10.9 sekonda para çerekut të tretë për të thyer këtë rekord madhor, me ç’rast u ndërpre edhe loja përkohësisht për të nderuar arritjen e madhe.

Në humbjen 130-133 kundër Thunder, James përfundoi me 38 pikë (9/14 2PT, 4/6 3PT, 8/10 FT), por kishte edhe 7 kërcime, 3 asistime, 3 vjedhje dhe 4 humbje topash.

Abdul-Jabbar ka qenë në krye të listës së pikëve të karrierës që nga 5 prilli i 1984, kur kishte thyer rekordin e mbajtur më parë nga Wilt Chamberlain. Tani, James është rekordmeni i ri i kësaj mjeshtërie.

10 liderët më të mirë të pikëve të të gjitha kohërave në NBA

1. LeBron James 38,390
2. Kerim Abdul-Jabbar 38,387
3. Karl Malone 36,928
4. Kobe Bryant 33,643
5. Michael Jordan 32,292
6. Dirk Nowitzki 31,560
7. Wilt Chamberlain 31,419
8. Shaquille O’Neal 28,596
9. Carmelo Anthony 28,289
10. Moses Malone 27,409

Rekordi i koshave nuk është menduar kurrë, madje asnjëherë në kokën time, sepse unë kam qenë gjithmonë një djalë i parë“, tha James për Dave McMenamin të ESPN, pas thyerjes së këtij rekordi.

Sezoni më efikas i LeBron-it që nga inkuadrimi në NBA, ishte në sezonin 2005-06. Në atë kohë, ai shënoi 2478 pikë në total (mesatarisht 31.4 pikë për lojë). Gjatë karrierës së tij, James shënoi më shumë se 2000 pikë në një sezon, plotë dhjetë herë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.