Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 521: EFEKTI NEGATIV I ZBRAZJES SË PALESTRAVE,  KTHIMI I SPEKTAKLIT TË KUPËS NË RAHOVEC  DHE “PRITJA E THYERJES SË REKORDIT 38.388”

Merakli t’Basketit, Besim Xhemajli dhe Kushtrim Reshitaj analizojnë dukurinë e zbrazjes së palestrave për shkak të ofendimeve në korr dhe pasojat e mundshme negative në shikueshmëri

ASISTI 521 dhe i pari në muajin Shkurt, temë kryesore ka zbrazjen e palestrave për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve në korr, dënime këto që i ka imponuar FBK në dhjetor pas shpërthimit të dhunës në palestrat kosovare në vjeshtë.

Me gjithë qëllimin e mirë të masave ndëshkuese që synojnë luftimin e dukurive negative të sharjeve dhe fyerjeve në ndeshje të basketbollit, të cilat janë bërë të neveritshme, pas shpeshtimit të incidenteve dhe zbrazjes së palestrave javëve të fundit kur jo më larg se vikendin që lam pas, kjo ndodhi në Gjakovë dhe Suharekë, është shtruar nevoja urgjente të gjendet një zgjidhje e mesme sepse zbrazja e palestrave ka filluar të ketë kundër efekt: fyerjet nuk po ndalen kurse në anën tjetër shikuesit në palestra nuk po arrijnë me i shikua ndeshjet deri në fund, po irritohen dhe në afat të gjatë kjo mund të ndikoj negativisht në shikueshmëri dhe interesim për basketboll.

Për këtë situatë të vështirë dhe sugjerimet për zgjidhje të mundshme sonte flasim me mysafirët e ASISTIT:Besim Xhemajlin, administratorin e Merakli t’Basketit  grupit më të popullarizuar në rrjete sociale në vendin tonë dhe Kushtrim Reshitajn, redaktorin e lajmeve në Klan Kosova, gjithashtu anëtar i Meraklive t’Basketit

  • Si i komentojnë masat ndëshkuese dhe efektet aktuale?
  • Pse e kritikojnë FBK-në dhe çka i sugjerojnë?
  • Cilët janë shkaktarët e pakënaqësive që po eskalojnë në fyerje e ofendime?
  • Si të luftohet kjo dukuri dhe njëkohësisht të mos vuaj shikueshmërtia në palestra?
  • Çka iu sugjerojnë organizatorëve të Kupës në Rahovec?

Gjitha këto sonte në bisedën me Merakli t’Basketit në ASISTIN 521 në fund të së cilës u dha një mesazh domethënës , për të gjithë adhuruesit e basketbollit.

 

SPEKTAKLI I FINAL 8 KUPËS SË KOSOVËS KTHEHET NË RAHOVEC

Në Prishtinë u mbajtë konferenca për medie në prag të organizimit të Kupës së Kosovës 2023, nga 15-19 Shkurt në Rahovec. Me këtë rast u diskutuan detajet dhe u shpalos se

  • Cila është domethënia e logos?
  • Çfarë kuptimi ka slogani n’Rahovec e kem konakun?

 

ANALIZA E XHIROS 21 E PRINCE CAFFE SUPERLIGËS

Analiza e xhiros 21 e Prince Caffe Superligës sjell detajet e përballjeve ku fitore shënuan kryesisht favoritët kurse dy skuadrat lider e ruajtën kryesimin e tabelës: Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli kurse Trepça e ka vazhduar serinë e suksesshme me fitoren e tretë rresht pas ardhjes së trajnerit Gençoglu. Fitoreve këtë javë iu kthye edhe Peja e cila liroi tre lojtarët e huaj: Purvisin, Umpigiun e Spicerin. Analizat e detajuara së bashku me Pesëshen dhe MVP-in e Javës sonte në ASISTIN 521.

 

BASKETBOLLI I FEMRAVE – LIGA UNIKE

Bllokun e basketbollit femëror e fillojmë me Ligën Unike e cila është gara e vetme që bashkon sportin shqiptarë aktualisht dhe mesjavën qw shkoi zhvilloi xhiron 8. Mesjavën e kaluar në Kosovë u zhvillua një ndeshje dhe dy tjera në Shqipëri. Në Sezai Surroi Bashkimi fitoi ndaj Penzës kurse në Vlorë Flamurtari e mposhti Tiranën dhe kështu dy lideret vazhduan me fitore ndërsa në Asllan Rusi Partizanet u ndeshën me prishtinaset që triumfuan fal Martinajt me 20 pikë, prej tyre 4 treshe kurse Zerina Shatri dhe Sara Mgbeike  shtuan nga një double double secila: Zerina 11 pikë e 14 kërcime dhe Mgbeike 16 pikë e 13 kërcime për fitoren me rezultat 63:68. Në vazhdim ta shohim raportin nga ndeshja në Sezai Surroi ndërmjet Bashkimit e Penzës dhe më pas rezultatet dhe tabelën pas 8 xhirove

 

SUPERLIGA E FEMRAVE TË KOSOVËS NË BASKETBOLL

Po mbetemi edhe më tej me basketbollin e femrave duke vazhduar me Superligën e Kosovës e cila nuk solli befasi dhe favoritet fituan pa telashe

 

SHQIPTARËT NË BOTË: EDONI DHE ERGJANI SHKËLQYEN SËRISH

Koha është për bllokun special dhe shumë të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë në ASIST. Kte javë temë kryesore është shkëlqimi i Ergjan Osmanit me Darushafakën kundër kampionit aktual të Evropës, Anadolu Efesit të cilin e bombardoi me shumë-shumë kosha. Se sa kosha ia dha Ergjani Efesit? A fitoi apo humbi, kwtw do ta mësoni në tregimin e sotëm ku ndwr tjera do tw shohim edhe perfoprmnsat e shkëlqyeshme tw Edon Maxhunit në FIBA Europe Cup kundër ekipit Kalev/Cramo dhe në vikend në kuadër të Bundesligës kundër skuadrws që e njohim nga përballjet me Yllin në FIBA Europe Cup, Niners Chemintz. Ndërkohë, Kenan Spahiu u kthye në përbërjen e Pinar Karshijakës përkundër thashethemeve për një rikthim të mundshëm te Beshiktashi ku trajner aktual është ish plejmejkeri i Trepçës, Igor Milliqiqi dhe kte vikend, Kenani me Pinar Krshijakën u ndesh pikërisht me Beshiktashin.

Gjithashtu nga sonte ASISTI do të përcjellim edhe basketbollisten aktualisht më të suksesshme shqiptare, Astera Tuhinën e cila si rookie apo rishtare po shkëlqen me skuadrën e Uashington State Cougars në në NCAA Divizionin e Parë. Këto dhe shumë lajme tjera në vazhdim në kuadër të bllokut shumë unik dhe të dashur për gjithë ne: Shqiptarët në Botë

 

NBA NË ASIST: KUR DO TË THYHET REKORDI DHE KURORËZOHET MBRETI I RI , JAMES?

ASISTIN e po e vazhdojmë duke kaluar përtej Oqeanit Atlantik në NBA ku lajm kryesor është pritja e thyerjes së rekordit të gjitha kohëve sa i përket pikëve të shënuara, rekord ky të cilin e mban një tjetër legjendë e NBA, qendra Kareem Abdul Jabbar me 38.387 pikë. Edhe sa pikë i kanë mbetur LeBronit dhe kur parashihet ta thyej këtë rekord historik? Si po shkojnë votimet për NBA All Star 2023 dhe çka e karakterizoj javën që shkoj , këtë do ta shohim në kuadër të bllokut NBA në ASIST

 

TOP 10 AKSIONET NË ASIST

Krejt në fund ASISTI ju sjell pasqyrën e transmetimeve të javës në Artmotion dhe Klan Kosova dhe natyrisht TOP 10 aksionet e Javës në ASIST.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

 

Komentet janë të mbyllura.