Basketboll

Ekskluzive: Goditja e madhe e kampionit, zyrtarizimi i Shoshit çështje kohe?

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një kohe relativisht të gjatë, Lis Shoshin pritet që ta shohim së shpejti në parket.

Basketbollisti pejan mund të prezantohet gjatë orëve në vijim, si basketbollisti më i ri i kampionit aktual të Kosovës, Golden Eagle Yllit.

AsistiOnline.com ka mësuar se Shoshi tashmë ka nisur të stërvitet në ekipin e drejtuar nga Adis Beqiragiq dhe do të përgatitet gradualisht për të qenë së shpejti i gatshëm për të luajtur.

Të kujtojmë se Lisi, vitin e kaluar ishte transferuar te skuadra izraelite e Maccabi Rishon, por pa arritur të debutojë pasi pësoi një lëndim në stërvitje nga i cili u detyrua të pushojë për kohë të gjatë.

E si duket pritjes po i vije fundi, pasi Lisin mund ta shohim përsëri në parket, por kësaj radhe me fanelën e Yllit të Therandës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.