Basketboll

Peja prezanton edhe një transfer me shumë përvojë

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka prezantuar sot edhe një transfer të ri të huaj.

Bëhet fjalë për fundorin kanadez, Devoe Joseph i cili është i gjatë 193 centimetra.

Lojtari në fjalë ka eksperiencë në Liga elite të ndryshime si ajo e Ukrainës (Khimik), Spanjës (Joventut Badalona), Turqisë (Turk Telekom, Banvit), Francës (Cholet), Izraelit (Maccabi Gat), Finlandës (Nokia) Mal i Zi (Buduçnost), Poloni (Slask Wroclaw), Rumani (Voluntari),  dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë.

Tek Enea Zastal, Joseph luajti në dy fronte në ligën vendase dhe në VTB League, ku në të parën luajti me mesatare prej 9.7 pikëve e në VTB u paraqit me 7.7 pikë për ndeshje.

Ai pritet që sot të i bashkohet ekipit pejan dhe ti ndihmojë tejet shumë në vazhdim të kampionatit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.