Peja me fitore të madhe, triumfon ndaj Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar derbin e xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës.
Ekipi verdhezi triumfoi sonte në shtëpi ndaj bardhekaltërve me shifrat e ngushta 74-72.
Pjesa e parë ishte deçizive në këtë fitore të vendasve që fituan dy periodat e para (28-18, 19-18) për të shkuar në pushim me avantazh 11 pikësh (47-36).
Në pjesën e dytë, Prishtina tentoi maksimalisht rikthimin duke i fituar dy periodat e fundit (14-19, 13-17), por që nuk ishin të mjaftueshme dhe Peja ju gëzua fitores.
Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Peja sonte, Jalen Tate me 19 pikë, transferi i ri debutoi në mënyrë perfekte me 18 pikë dhe kapiteni Arti Hajdari shtoi 14 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Derrick Wilson me 23 pikë e Dardan Berisha me 22 sosh.
Pas 22 xhirove, Peja ka 15 fitore e 7 humbje, ndërsa Prishtina 16 fitore e 6 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Peja e pret Ponte Prizrenin e Prishtina e pret Yllin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.