Basketboll

RAPORT SPECIAL: TREPÇA VAZHDON RRUGËN DREJT MBROJTES SË TROFEUT

FINAL 8 KUPA E KOSOVËS 2023 (GJYSMËFINALJA E PARË)       TREPÇA - RAHOVECI 87:79

Trepça e ka mposhtuir Rahovecin me rezultat 87:79 për t’u kualifikuar në finalen e dytë rresht ku do të synoj mbrojtjen e trofeut të fituar vitin e kaluar.

Arma kryesore e xehetarëve në kte fitore ishin kundërsulmet e shpejta prej nga shënuan 24 pikë dhe bashkëpunimi i mirë i lojtarëve që realizuan 25 asistime, 10 më shumë se vreshtarët. Megjithatë, vendimtar për fitoren e Trepëës ishte kontributi i rezervistëve që shënuan 41 pikë, njëzet më shumë se sa ata të Rahovecit.

Pas befasisë ndaj Pejës, rahovecianët hynë të motivuar ndaj Trepçës dhe e nisën më mirë gjysmëfinalen fal vendorëve të shkëlqyeshëm. Fillimisht Bardh Rexha me treshe (9:12), Edmond Kryeziun me depërtim (11:14) dhe më pas me asistimin e tij për Ballukun (13:16) befasuan xehetarët kurse në 30 sekondat e fundit, Karanezi me treshen e dytë për vreshtarët (17:19) dhe Kryeziu me top të vjedhur dhe realizim e mbyllën çerekun e parë me katër pikë epërsi për Rahovecin (17:21).

Duhet theksuar se trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu në kte takim startoi me Erjon Kastratin dhe Will Danielsin si rezervista dhe kjo si duket i motivoi ata sepse me t’u inkuadruar në lojë, sidomos në çerekun e dytë, kur Daniels e filloi kthesën e Trepçës  (23:21; 28:23 dhe 30:25) kurse e vazhdoi Tmushiqi me tri treshe rresht (26:21; 35:30 dhe 40:31) para se Drilon Hajrizi të qonte epërsinë në 11 pikë (44:33) kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 10 sekonda lojë në pjesën e parë. Megjithatë, Kryeziu me treshe (44:36) dhe Pagenkopf me depërtim fenomenal në sekondën e fundit zbutën minusin në 6 (44:38).

Pas pushimit, Trepça u kthye me ritëm të njëjtë dhe fal serisë së tresheve, fillimisht nga Amin Hot (47:38) e më pas dy rresht nga Kastrati (52:40) dhe Broun (55:40), krijoi epërsi prej 15 pikëve që doli të jetë vendimtare. Epërsinë maksimale, Trepça e arriti në minutën 33 pas gabimit teknik gjykuar bankës së Rahovecit kur Erjon Kastrati realizoi gjuajtjen e lirë për 73:51.

Nga ai moment, mitrovicasit u relaksuan dhe ktë e shfyrtëzuan vreshtarët duke nis një përpjekje të fundit për t’u kthyer në lojë me treshet e Greenit (73:54), Chumakovit (77:59) dhe Visar Ejupit (79:64) ndërkohë që eksplodoi edhe plejmejkeri Pagenkopf  me 13 pikë rresht (82:71 – treshe; 85:73 – dyshe) përfshirë dy trepikësha por kjo ishte e pamjaftueshme sepse Trepça paraprakisht kishte krijuar kapital të madh dhe kështu siguroi kualifikimin në finalen e dytë resht të Kupës së Kosovës.

Si tham në fillim, Kastrati dhe Daniels u ngritën nga banka rezervë për të konytibuar me 32 pikë, së bashku. Daniels shënoi 18 pikë duke qenë perfekt nga gjitha 8 tentimet për dyshe pa e huq asnjë kurse Erjoni shtoi 14 pikë, prej tyre 3 treshe dhe asistoi 5 herë.

Performancë të shkëlqyeshme pati edhe dyshja reprezentuese Tmushiq – Hajrizi. Mikaile Tmushiqi luajti me 15 pikë, prej tyre 4 treshe, që ishte gjysma e tresheve të Trepçës në kte duel ndërsa Driloni shtoi 14 pikë.

Te Rahoveci edhe një herë shkëlqeu Pagenkopf me 22 pikë e 6 asistime dhe  Gray Blackston me double double prej 11 pikëve e 10 kërcimeve dhe Bardh Rexha me 10 pikë e 7 kërcime ishin po ashtu në mesin e më të dalluarve.

Kështu Trepça vazhdon rrugën në finale ku synon ta mbroj trofeun e Kupës së Kosovës të fituar vitin e kaluar.

Komentet janë të mbyllura.