Basketboll

Bashkimi arrin fitoren e parë të stinorit në BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka arritur fitoren e parë të sezonit në Ligën Ballkanike.

Ekipi prizrenas triumfoi sonte në Stara Zagora të Bullgarisë ndaj Beroes me rezultat 80-89.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë i ngushtë me ekipin e Bashkimit që shkoi në pushim me epërsi një pikëshe 41-42. Gjersa në pjesën e dytë, Bashkimi u tregua më i mirë në çerekun e tretë ku faktikisht e vulosi fitoren (17-25), përderisa në periodën e fundit u luajt baraz (22-22) dhe Bashkimi iu gëzua fitores.

Curtis Jones ishte lojtari më i mirë te Bashkimi sonte me 28 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Daniel Lekndreaj me 18 dhe Dajuan Graf e Prentiss Nixon me nga 14 që të dy.

Duelin e radhës në këtë garë, Bashkimi e zhvillon menjëherë nesër në Bullgari, por kësaj radhe në Sofje ndaj Levskit me fillim nga ora 17:00.

Prizrenasit momentalisht kanë 1 fitore e 5 humbje në BIBL dhe ende nuk i kanë humbur shanset për kalim në fazën e dytë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.