Basketboll

Pas 13 viteve, Fidan Shatri lë postin e trajnerit te KBF Prishtina

Prishtinë(AsistiOnline) – Fidan Shatri ka dhënë dorëheqje nga posti si trajneri KBF Prishtinës.

Trajneri me prejardhje nga Istogu, është larguar nga ekipi prishtinas, pas 13 viteve të kaluara aty.

Lajmin për largimin e Shatrit e ka dhënë faqja zyrtare e klubit, që ka njoftuar se arsyjet e këtij largimi të trajnerit janë personale.

Për shkak te arsyejeve personale, Fidan Shatri terhiqet nga pozita e trajnerit të klubit. Shatri ka kontribuar për 13 vite në klubin e Prishtines duke fituar gjithçka. 12 trofe te ndryshem, fitues i ligës Unike dhe pjesëmarrës në “Fiba Eurocup”, shkruan njoftimi i klubit.

Të kujtojmë se KBF Prishtina edhe sivjet po lufton për trofe në basketbollin e Kosovës dhe Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.