Publikohet informatori i Superligës, ekipet më të prekura Bashkimi dhe Trepça
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar informatorin për xhiron e 23-të në elitën e basketbollit të Kosovës.
Nga kjo xhiro janë shqiptuar një ”mal” dënimesh me dy ekipet më të prekura, Bashkimin dhe Trepçën e sidomos prizrenasit.
Klubi i Bashkimit është dënuar me 1400 euro në total, gjersa Trepça e ka pësuar me 450 euro.
Pa dënime s’kanë shpëtuar as nga klubet e Golden Eagle Yllit, Rahovecit dhe Vëllaznimit.
Vendimet me arsyetime për dënime:
KB Golden Eagle Ylli dënohet me 200 Euro, konform nenit 50.5 të PG (Komentimi apo kritikat ndaj vendimeve të gjyqtarëve nga lojtarët, trajnerët, zyrtarët e klub).
Edmond Kryeziu dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.1 të PG (Gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive).
Jordan Harris dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.1 të PG (Gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive).
Mikaile Tmusic (KB Trepca) dënohet me 300 Euro, konform nenit 50.4 të PG (Gabimi përjashtues i lojtarit, trajnerit, zyrtarit (përveç GT+GJS).
KB Trepca dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG (Gabimi teknik i trajnerit për sjellje josportive).
KB Trepca dënohet me 100 Euro, konform nenit 50.5 të PG (Gabimi teknik i trajnerit për sjellje josportive).
Qëndrim Biraj (KB Bashkimi) dënohet me 300 Euro, konform nenit 50.4 të PG (Gabimi përjashtues i lojtarit).
Curtis Jones dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.1 të PG (Gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive).
KB Bashkimi dënohet me 50 Euro, konform nenit 50.5 të PG (Gabimi teknik i trajnerit për sjellje josportive).
KB Bashkimi dënohet me 400 Euro, konform nenit 49.7 të PG (Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK, etj).
KB Bashkimi dënohet me 600 Euro, konform nenit 49.4 të PG (Hedhja e gjësendeve të forta të cilat mund të shkaktojnë lëndime të rënda).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.