Kapiteni Qëndrim Biraj me përgjegjësi shtesë te Bashkimi, emërohet edhe drejtor sportiv
Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Bashkimit prej vitesh, Qëndrim Biraj është ngarkuar edhe me një përgjegjësi shtesë te ekipi i zemrës.
Klubi më i vjetër i basketbollit kosovar, Bashkimi ka njoftuar se deri në fund të sezonit e ka emëruar për drejtor sportiv të ekipit, kapitenin Qëndrim Biraj i cili njëherazit do të paraqitet edhe si lojtar.
”Capo, Qëndrim Biraj deri në fund të sezonit, do ta ketë edhe një detyrë shtesë. Ai gjithashtu, do ta mbulojë edhe rolin e drejtorit sportiv në klub deri në fund të sezonit. Ai do të jetë ushtrues detyre në këtë post, ndërsa do të vazhdojë të jap kontributin edhe si lojtar e kapiten për fanellën portokall e zi”, shkruan njoftimi i klubit emblematik prizrenas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.