Basketboll

Komisioni Arbitrar i FBK-së e kthen në rivendosje ankesën e Vëllaznimit (DOKUMENT)

Prishtinë(AsistiOnline) – Ankesa e Vëllaznimit për ndeshjen me Prishtinën e vlefshme për xhiron e 24-të, do të shqyrtohet edhe njëherë.

Kështu ka vendosur Komisioni Arbitrar i FBK-së, që është mbledhur, sot pas ankesës së klubit të Vëllaznimit në shkallën e dytë dhe lënda do të shqyrtohet edhe një herë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Komisioni Arbitrar të cilën e ka siguruar të plotë AsistiOnline.com, thuhet se Komisioni Arbitrar ka vlerësuar se vendimi nr.14/2023 i Komisionit të Garave nuk e trajton në mënyrë adekuate ankesën e Vëllaznimit dhe kështuqë ajo duhet të rivendoset edhe njëherë.

Tutje në njoftim ceket edhe pika sipas të cilës, Komisioni Arbitrar ka konstatuar se gjatë vendimarrjes lidhur me pikën 1 të vendimit nr.14/2023, Komisioni i Garave ka anashkaluar pikën 1 të ankesës (gjegjësist regjistrimin e dy lojtarëve të natyralizuar nga KB Prishtina).

Prandaj, Komisioni Arbitrar i ka rekomanduar Komisionit të Garave të shqyrtojë ankesën e Vëllaznimit në aspektin meritor dhe kështu të trajtojë edhe përmbajtjen e ankesës dhe faktet e dërguara nga KB Vëllaznimi.

Vlen të ceket se në mbledhjen e Komisionit Arbitrar të FBK-së kanë qenë prezentë: Korab Sejdiu (Kryetar), Lulzim Fushtica (Anëtar) dhe Fidan Hamiti (Anëtar), si dhe Këshilltarja ligjore për sport e FBK-së.

Vendimi i plotë i Komisionit Arbitrar të FBK-së:

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.