Basketboll

Mbyllet stinori i rregullt në Ligën Unike për Femra, Bashkimi i Prizrenit hyn si lider në ”Final Four”

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjet e djeshme dhe të fundit në program, është mbyllur stinori i rregullt në Ligën Unike për femra mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në tri duelet e xhiros së fundit, Prishtina e mposhti Penzën 65-88, Bashkimi triumfoi ndaj Tiranës 93-68 dhe Partizani e mposhti Flamurtarin 68-73.

Me këtë mbyllje të sezonit janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale që do të ndeshen në ”Final Four” të garës e cila zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Vlorë.

Edhe pse e kishte nisur sezonin me 3 humbje rresht në 3 xhirot e para, Bashkimi i Prizrenit ka arritur ta mbyll stinorin në pozitën e parë dhe tash ”play off”-in e nis nga pozita e parë.

Në gjysmëfinale të Final 4 që do të zhvillohet në Vlorë më 15/16 mars do të ndeshen Bashkimi me Partizanin dhe Flamurtari me Prishtinën. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.