Basketboll

Rahoveci arrin edhe një fitore, triumfon ndaj Bashkimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka arritur edhe një fitore në elitën e basketbollit kosovar në stinorin pranveror.

‘Vreshtarët’ që tashmë kanë rënë nga liga, por po bëjnë ndeshje të denja, sonte mposhtën Bashkimin në ”Mizahir Isma” me shifrat 101-91.

Vendasit që në start e nisën më mirë duke e fituar çerekun e parë 29-20, derisa i dyti u mbyll baraz 20-20 e të dyja ekipet shkuan në pushim me rezultatin 49-40.

Në pjesën e dytë, ajo çfarë bëri Rahoveci ishte vetëm administrimi i mirë i rezultatit, derisa periodat tre dhe katër u mbyllën maksimalisht ngushtë (25-24, 27-27) me çka Rahoveci regjistroi fitoren e katërt sezonale.

Edmond Kryeziu ishte basketbollisti më i dalluar te Rahoveci sonte me 24 pikë, gjersa Jack Pagenkopf shtoi 20, Garly Blackston 17 e Ujkan Karanezi 11 sosh.

Te Bashkimi, Dajuan Graf kishte 20 pikë dhe Samardo Samuels e Daniel Lekndreaj kishin nga 16 sosh.

Pas 25 xhirove, Rahoveci pozicionohet i fundit me 4 fitore e 21 humbje, ndërsa Bashkimi mbetet i 5-ti me 11 fitore e 14 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Sigal Prishtinën e Rahoveci i shkon Ponte Prizrenit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.