Sot starton xhiro e 25-të e Superligës, dy takime mjaftë interesante
Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fazës së fundit të garave të rregullta dhe sot fillon të luhet xhiro e 25-të.
Takimi i parë i xhiros do të zhvillohet mes Pejës dhe Vëllaznimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “Play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.
Kjo ndeshje filon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.
Dueli i dytë i sfidës së shtunës është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën e pestë.
Sfida në ”Mizahir Isma” fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.
Komentet janë të mbyllura.