Basketboll

Komisioni i Garave merr vendimin e radhës që ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës të përsëritet

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, pritet të përsëritet.

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave pas rishqyrtimit të ankesës me propozimin e Komisionit Arbitrar të FBK-së, pasi Vëllaznimi ishte ankuar për vendimin e Komisionit të Garave.

Në njoftimin e Komisionit të Garave janë paraqitur 3 vendime:

1.Pas vendimit të Komisionit Arbitrar për kthim në rivendosje, Komisioni miratoi ankesën e KB Vëllaznimi pas ndeshjes me Sigal Prishtinën (XHIRO XXIV).

2. Komisioni vendos që ndeshja Vëllaznimi vs Sigal Prishtina (xhiro XXIV) të zhvillohet sërish.

3. Komisioni revokon vendimin nr.13 dhe vendos që lojtari Rezart Mehmed të ç’regjistrohet për sezonin 2022-23.
_______________

Në lidhje me këto vendime, Komisioni i garave të FBK-së ka dhënë edhe arsyetimin të cilin ju ftojmë ta lexoni në dokumentin e poshtëm:

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.