Sylejmani: Sonte humbi basketbolli, kjo ligë më nuk ka kuptim
Prishtinë(AsistiOnline) – I dëshpëruar por edhe i ashpër pas ndeshjes së sontme me Flamurtarin ka qenë edhe kryetrajneri i KBF Prishtina, Albert Sylejmani.
Për AsistiOnline.com, Sylejmani tha se kjo ligë nuk e meriton ta ketë në radhët e veta një ekip si Prishtina, sipas tij me ndeshjen e sontme i ka humbur kuptimi basketbollit mbarëshqiptar dhe kjo ligë më s’ka kuptim.
“Kjo ligë nuk e meriton ta ketë pjesë të saj një skuadër siç është KBF Prishtina. Sonte ka humb basketbolli, kanë humbur dy federatat e basketbollit, dhe ka humbur kuptimi i ekzistencës së kësaj lige“, theksoi Sylejmani.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.