Basketboll

Prishtina mposhtet ngushtë në Poloni dhe eliminohet në çerekfinale të ENBL Ligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është eliminuar në çerekfinalen e dytë të ENBL Ligës.

Skuadra më e trofeshme kosovare ka pësuar sonte në Poloni nga Szczecini me shifrat 85-78.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në favorin e ekipit tonë që e fitoi atë minimalisht (41-42), por çereku i tretë i pjesës së dytë ishte fatal për bardhekaltërit (23-12), Prishtina tentoi rikthimin në periodën e fundit (21-24), por që s’mjaftoi dhe kështu e humbi ndeshjen.

Komplet pesëshja startuese e Prishtinës realizoi pikë dyshifrore: Dustin Thomas (17), Both Gach (13) e Derrick Wilson (13), Jan Palokaj (12) e Nate Grimes (11).

Te Szczecini u dalluan në fitore, Zac Cuthbertson me 17 pikë e Andrzej Mazurczak me 17 sosh.

Me këtë disfatë, Prishtina eliminohet nga kjo garë, gjersa Szczecini vazhdon në ”Final Four”.

Prishtina tash fokusin do ta ketë krejtësisht në garat vendore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.