Basketboll

Trepça mbyll stinorin e rregullt me fitore dhe nis ”play off”-in nga pozita e katërt

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka mbyll me fitore stinorin e rregullt të garave 2022-23 në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit fituan lehtë në ”Minatori” ndaj gjakovarëve me shifrat e thella 107-85.

Pjesa e parë (29-18, 18-18) e ndeshjes u mbyll me rezultat paksa më të ngushtë 47-36, derisa në pjesën e dytë vendasit ‘ndezën motorët’ dhe fituan pa ndonjë telashe (29-22, 31-27).

Te Trepça në këtë fitore sot u dalluan, Mikaile Tmusiq e Jamel Artis me nga 15 pikë, Erjon Kastrati me 17, Drilon Hajrizi e Andrew Gordon me nga 12, si dhe Musab Mala me 10 pikë.

Te Vëllaznimi, Jordan Harris kishte 29 pikë, Shendrit Llapi 16 e Atik Koshi shtoi 12 pikë.

Pas 28 xhirove, Trepça mbylli stinorin e rregullt në pozitën e 4-të me 17 fitore e 11 humbje dhe në çerekfinale të ”play off”-it ndeshet me Bashkimin.

Ndërsa, Vëllaznimi mbyll stinorin e rregullt të garave me 9 fitore e 19 humbje, si i gjashti e në çerekfinale pritet të ndeshet me Golden Eagle Yllin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.