Prishtina lehtë ndaj Ponte Prizrenit, shpallet kampione e stinorit të rregullt
Sigal Prishtina ka përfunduar garat e rregullta me fitore dhe si lidere e Prince Caffe Superligës.
Bardhekaltrit në ndeshjen e fundit kanë mundur Ponte Prizrenin 71:109 (20:39, 23:19, 14:29, 14:22), në javën e 28-të.
Sigal Prishtina e nisi takimin më mirë dhe e fitoi çerekun e parë bindshëm 20:39, kurse i dyti ishte më i barabartë, duke përfunduar 23:19, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:58.
Bardhekaltrit nuk u ndalën në pjesën e dytë, duke ngritur epërsinë dhe triumfuan bindshëm 71:109.
Adam Grant ishte më i dalluari te prizrenasit me 21 pikë, kurse te prishtinasit u dallua Both Gach me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.
Ponte Prizreni përfundon në vendin e shtatë me tetë fitore e 20 humbje dhe në “Play-out” do të përballet me Bora-n, ndërsa Sigal Prishtina përfundon garat e rregullta me 22 fitore e gjashtë humbje dhe si lider i Superligës ka siguruar plasmanin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.
Komentet janë të mbyllura.