Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga xhiro e fundit e stinorit të rregullt nga Superliga

PESËSHJA E JAVËS (XHIRO 28) 1.TMUSHIQ (TRE), 2.MEMEDI (SPR), 3.GACH (SPR), 4.LEKNDREAJ (BASH), 5. MORANT (GEY)

1. Plejmejkeri i xhiros 28-të dhe të fundit të rregullt në edicionin e sivjetmë të Prince Caffe Superligës, shpallet Mikaile Tmushiqi fantastik i Trepçës. Tmushiqi ishte gati i pagabueshëm nga gjitha pozitat duke qëlluar të tri tentimet për dy pikë, duke shënuar 4 treshe nga 5 tentime dhe 4 nga 5 gjuajtjet e lira me një total prej 28 pikëve, njëherësh duke kërcyer 6 herë, bërë 4 asistime dhe vjedh 2 topa për indeksin fenomenal prej +28 më të lartin për një pllejmejker këtë javë.

2. Në pozitën e fundorit realizues, këtë javë vjen snajperisti i ri prishtinas Rrezart Memedi i cili ishte gati perfekt për treshe, duke realizuar 8 nga 9 tentime. Rrezi bombardoi gati pa huq fare dhe duelin e mbylli me 26 pikë, 3 asistime, nga 1 kërcim e top të vjedhur pa e humbur asnjë dhe për këtë u notua me indeksin +29 si fundori më i mirë i xhiros 28.

3. Pozitën e alosë vjen bashkëlojtari i tij, Both Gach që për pak sa nuk realizoi triple double dhe duelin e mbylli me 22 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, gjithashtu duke vjedhur edhe 2 topa. Nga gjuajtjet e lira, shënoi të dy tentimet dhe për dy pikë ishte 100% i saktë pasi realizoi te katër tentimet, ndërsa kontribuoi edhe me 4 trepikësha, duke u vlerësuar me notën fantastike prej +36 si aloja më e mirë e javës.

4.Pozita e alo-qendrës, këtë javë i takon luftëtarit shkodran të Bashkimit, Daniel Lekndreaj i cili ndaj Yllit realizoi double double fantastik prej 31 pikëve e 14 kërcimeve. Lekndreaj po ashtu vodhi 3 topa, kurse duhet theksuar se ndaj tij u shkaktuan hiq më pak se 7 faulla dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin e mrekullueshëm prej +38.

5. Kurse 5shen e javës e kompleton rivali i Lekndreajt në këtë takim, qendra e Golden Eagle Yllit, Demetris Morant i cili po ashtu realizoi dyshifror të dyfishtë fantastik prej rrumbullak 10 pikëve e 20 kërcimeve, njëherësh duke shpërndarë 3 bllokada dhe vjedh 2 topa në mbrojtje. Duhet theksuar se Morant ishte i pagabueshëm nga loja dhe qëlloi të gjitha 5 tentimet për dy pikë, andaj për këtë lojë të shkëlqyeshme u notua me indeksin prej+33, më të lartin për një qendër në kuadër të xhiros 28 dhe të fundit të pjesës së rregullt të kampionatit.

MVP I XHIROS 28 DANIEL LEKNDREAJ (BASHKIMI)

Edhe pse kjo javë e fundit e pjesës së rregullt u përshkua me shfaqje individuale fenomenale dhe indekse të shkëlqyeshme, dilema se kush ishte MVP i javës së 26-të nuk pati aspak: ky është luftëtari shkodran i Bashkimit, Daniel Lekndreaj. Me dyshifrorin e dyfishtë fantastik prej 31 pikëve e 14 kërcimeve, duke vjedhur 3 topa në mbrojtje dhe duke qenë i pandalshëm pasi ndaj tij u shkaktuan 7 faulla, Daniel Lekndreaj u vlerësua me indeksin fantastik prej +38 dhe e meritoi epitetin e MVP-së së Javës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.