Trepça e fiton me vështirësi përballjen e parë çerekfinale ndaj Bashkimit
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka fituar përballjen e parë çerekfinale të ”play off”-it ndaj Bashkimit në Mitrovicë.
Edhe pse me më shumë vështirësi se që kishte pritur, megjithatë ‘minatorë’ ia dolën ti gëzohen në fund fitores me shifrat 92-88.
Fillimi i lojës ishte tepër i ngushtë me dy ekipet që mbyllën periodën e parë baraz (19-19), derisa e dyta i takoi për vetëm 1 pikë Trepçës (20-19) që shkoi në pushim me avantazhin 49-48.
Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë edhe pse Trepça e fitoi çerekun e tretë 19-14, derisa në periodën finale, Bashkimi u tregua pak më i mirë (24-26), por ngecja në çerekun e tretë i kushtoi me humbje.
Ken Brown ishte më i miri në këtë fitore të Trepçës sonte me 23 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Jamel Artis me 13, Will Daniels me 12, Drilon Hajrizi me 11 e Andew Gordon me 10 pikë.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Daniel Lekndreaj me 25 pikë, Altin Morina me 22, Dajuan Graf me 19 e Fisnik Rugova me 13 sosh.
Me këtë fitore, Trepça e merr avantazhin e serisë çerekfinale në 1-0 dhe ekipi që arirn dy fitore, kalon në gjysmëfinale ku ndeshet me Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.