Basketboll

Golden Eagle Ylli eliminon Vëllaznimin dhe kompleton gjysmëfinalen e parë të Superligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli ka kaluar sonte në gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës.

Therandasit e kanë fituar edhe duelin e dytë çerekfinal ndaj gjakovarëve me shifrat e thella 80-126, për të avancuar tutje.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik me mysafirët nga Theranda që dominuan nga fillimi e deri në fund (22-28, 27-30, 20-37, 11-31) dhe fituan sfidën pa asnjë telashe.

Bashir Ahmed shkëlqeu te Ylli në këtë ndeshje me plotë 37 pikë, ndihmuar edhe nga Wesley Washpun me 20 pikë, Ardit Pepaj me 19 dhe Rashun Davis me 14 pikë.

Te Vëllaznimi sonte lojë të mirë shfaqën, Devin Johnson me 25 pikë e Arbër Sinani me 15 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 2-0, Golden Eagle Ylli kalon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Pejën e kjo e fundit e ka avantazhin e terenit vendas.

Sfida e parë mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, pritet të zhvillohet gjatë mesjavës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.