Under Header

spot_img

Samuels në dyshim edhe për sot te Bashkimi

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Një nga lojtarët kryesorë te Bashkimi në stinorin pranveror, Samardo Samuels është edhe sonte është në pikëpyetje për duelin vendimtar.

Prizrenasit sonte ndeshen me Trepçën në sfidën e dytë të serisë çerekfinale dhe vetëm fitorja ju kryen punë për të mbetur në luftë për gjysmëfinale.

Megjithëkëtë, siç ka mësuar AsistiOnline.com, Samuels ende është në pikëpyetje dhe se nuk dihet a do të luajë shkaku i një lëndimi dhe kjo mund të vendoset varësisht nga ajo se çfarë thonë raportet finale mjekësore.

Ndeshja mes Bashkimit e Trepçës fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 e Klan Kosova. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme