Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga çerekfinalet e play off-it të Superligës së Kosovës

PESËSHJA E JAVËS (ÇEREKFINALET) 1. BROWN (TRE), 2. PEPAJ (GEY), 3.AHMED (GEY), 4.LEKNDREAJ (BASH), 5. GORDON (TRE)

1. Plejmejkeri më i mirë i serisë çerekfinale të Prince Caffe Superligës shpallet, Ken Brown i Trepçës. Brown ishte fenomenal me mesatare prej 22,5 pikëve , 4 kërcimeve, 6 asistimeve dhe efikasitet fantastik nga loja, duke qëlluar 9 treshe nga 15 tentime dhe 8 dypikësha nga 9 gjuajtje me indeks mesatar prej plus 25,5 në dy ndeshjet çerekfinale si plejmejker i javës.

2. Në pozitën e fundorit realizues, këtë javë vjen snajperisti therandas Ardit Pepaj. I riu shkëlqeu në serinë çerekfinale kundër Vëlaznimit me mesatare prej 16 pikëve, 4 kërcimeve, 5 asistimeve dhe 3 topave të vjedhur, duke mos huqur asnjë tentim të vetëm për dyshe nga 10 sa i bëri dhe për këtë u notua me indeksin mesatar prej plus 21, në dy çerekfinalet, që ishte më i larti për një fundor këtë javë.

3. Në pozitën e alosë, vjen bashkëlojtari i tij Bashir Ahmed i cili shpërtheu në serinë çerekfinale, pasi e kishte ulur në stol trajneri Beqiragiqi në duelin e fundit të kampionatit kundër Bashkimit. Bashir Ahmed pati gati double double mesatare me 26,2 pikë , 9 kërcime dhe 3 asistime, duke shënuar 21 nga 27 tentimet për dy pikë me një efikasitet mesatar fantastik prej 78% nga loja në dy përballjet çerekfinale, për çka e meritoi indeksin e mrekullueshëm mesatar prej plus 31.5 në dy çerekfinalet dhe shpallet alo më e mirë e javës.

4. Pozita e alo-qendrës edhe këtë javë i takon luftëtarit shkodran të Bashkimit, Daniel Lekndreajt i cili është vetmi që hyn në këtë listë nga skuadrat që u eliminuan. Danieli edhe pse e mbylli kampionatin u përshëndet me nder dhe statistika fenomenale: 24,5 pikë, 8 kërcime, 2 asistime e 3 topa të vjedhur me një indeks të shkëlqyeshëm mesatar prej plus 24 në dy ndeshjet kundër Trepçës.

5. Kurse, 5shen e javës e kompleton rivali i Lekndreajt në këtë takim, qendra e Trepçës, Andrew Gordon që ishte diçka më i heshtur në ”Minatori” por shpërtheu në duelin e dytë me double double dhe në fund dy ndeshjet çerekfinale i mbylli me mesatare prej 15.5 pikëve, 8 kërcimeve 2 topave të vjedhur e 2 bllokada dhe indeksin më të lartë për një qendër në serinë çerekfinale duke u notuar me plus 17.

MVP I XHIROS 28 – BASHIR AHMED (GOLDEN EAGLE YLLI)

Këtë javë e cila ishte javë e serisë çerekfinale, pa asnjë dilemë MVP i javës shpallet alo e Golden Eagle Yllit, Bashir Ahmed që shkëlqeu kundër Vëllaznimit duke qenë koshashënuesi më i mirë në përgjithësi me mesatare prej 26,5 pikëve, 9 kërcimeve e 3 asistimeve dhe efikasitet fantastik prej 78% nga loja për dy pikë, për çka u notua me indeksin mesatar fenomenal në dy ndeshje prej +31,5 dhe kështu shpallet MVP i çerekfinale të Prince Caffe Superligës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.