Trajneri fjalë pak e punë shumë, suksesi i bën bujën
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi dje u shpall kampion i Kosovës në konkurencën e femrave, pas triumfit në serinë finale të ndeshjeve ndaj Prishtinës 3-2.
Një njeri që s’po përmendet edhe aq shumë, ndoshta me vetëinsistimin e tij, shkaku i modestisë së tij, është trajneri kroat i vashave prizrenase, Viktor Kovaq.
Një trajner ky me pak fjalë, por shumë punë dhe ja ku jemi në fund të sezonit, suksesi i tij po bën bujën kryesore në vend, aktualisht.
Një sezon debutues në basketbollin e Kosovës për Kovaq, me tre trofe, ku ka më mirë, me siguri se as Kovaq nuk do kishte kërkuar më mirë. Ishin edhe vetë lojtaret e Bashkimit ato që në vazhdimësi, thurën lavde unike për Kovaq, duke u fascinuar me punën e trajnerit nga Kroacia.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Kovaq ka ardhur te Bashkimi me ndërmjetësimin e agjencisë vendore për menagjimin e sportistëve, AMP Agency, një agjenci kjo që ka sjellur në Kosovë edhe ish-NBA e Euroligë lojtarin, Samardo Samuels dhe që ka një staf shumë profesional të skautimit, menagjimit dhe vendosjes së sportistëve në klube të duhura.
Sipas informacioneve të AsistiOnline.com, kjo agjenci e ka mundësuar edhe transferimin e Samir Zekiqit te Peja, si dhe ardhjen e trajnerit të Bashkimit, Audrius Prakuraitis. Gjersa, ka ndërmjetësuar edhe shumë lëvizje tjera, jo vetëm në basketbollin e Kosovës, por edhe rajon e më gjerë.
Për të mësuar detaje rreth karrierës së pasur të Kovaq, lexojeni lajmin e mëposhtëm:
EKSKLUZIVE: ISH-SELEKTORI I KROACISË TE FEMRAT, TRAJNER I KBF BASHKIMIT
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.