Waldow i pandalshëm për fitoren e Pejës në Therandë, verdhezinjët zgjasin hapin e parë drejt finales
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka fituar edhe duelin e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj kampionit aktual në Superligën e Kosovës.
Verdhezinjët kanë triumfuar në Therandë me shifrat 76-86, për të thelluar serinë në 2-0, shkruan AsistiOnline.com
Ylli e nisi ndeshjen me një seri 8-0, por reagimi i pejanëve ishte i shpejtë me një 9-0 dhe nga ajo kohë, mysafirët më nuk e lëshuan epërsinë, fillimisht për të mbyllur pjesën e parë 36-45.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë tejet e ngushtë me Pejën që fitoi edhe çerekun e tretë 18-21, derisa Ylli fitoi periodën e fundit (22-20) e cila nuk mjaftoi për fitore, pasi deficiti nga tre çerekët paraprakë ishte tejet i thellë.
Brad Waldow ka qenë thjesht i pandalshëm sonte për Yllin me double-double monstruoz prej 33 pikëve e 17 kërcimeve, derisa mori ndihmë edhe nga Larry Thomas me 20 pikë dhe Jalen Tate me 12 sosh.
Te Ylli, Rashun Davis me 16 pikë e Valon Bunjaku me 13 sosh, ishin të pamjaftueshëm për fitore.
Me këtë triumf, Peja thellon avantazhin e serisë gjysmëfinale në 2-0 dhe ndeshja e tretë e që mund të jetë vendimtare, zhvillohet gjatë mesjavës në Pejë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.