Sot ”zjarr” në Minatori, luajnë rivalët e mëdhenj Trepça dhe Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të ”play off”-it mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Dy ekipet që për shumicën e opinionit të basketbollit do të duhej të takoheshin në finale, sonte kërkojnë fitoren si imperativ të vetëm për rrugën e finales, shkruan AsistiOnline.com
Trepça do të kërkojë me çdo kusht që me fitore para tifozëve të saj të zjarrtë të barazojë serinë, ndërsa Prishtina synon ta fitojë edhe ndeshjen e dytë dhe ti afrohet finales në vetëm një fitore.
Duelin e parë e kishte fituar ekipi prishtinas në kryeqytet 82-70, derisa ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të elitës sonë.
Ndeshja e sotme fillon në ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Sport1 dhe Klan Kosova, në të gjitha platformat televizive vendore.
Pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, raportin final, por edhe të rejat para dhe pas ndeshjes, si zakonisht mund ti gjeni në sajtin e vetëm shqiptar dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.