Asisti 532 – Sjell tripletën historike prizrenase dhe bisedohet për serinë fantastike gjysmëfinale
Mysafiret speciale Arbnore Përçuku dhe kapitenia Auulona Muhadri sjellin “Kupat te Vendi i Kupave” dhe rrëfejnë tregimin historikë pë qytetin e Prizrenit: tre trofe në një edicion
ASISTI 531 sonte sjell serinë fantastike finale të Superligës së Femrave mes Bashkimit dhe Prishtinës që shkoi në pesë ndeshje dhe pas plot pesë viteve prizrenaset kthyen titullin në qytetin buzë Lumbardhit. Është ky titulli i shtatë i kampioneve në histori të basketbollit femëror të pasluftës nga edicioni 1999/2000.
Për më tepër, sivjet basketbollistet e KB Bashkimi fituan jo një, as dy por tre trofe: Superkupën, Kupën dhe u shpallën kampione duke shënuar het-trik të trofeve.
Tripleta e fituar nga vashat e Bashkimit është sukses historik dhe e arritur të cilën kurrë më parë në histori të Prizrenit asnjë klub sportiv nuk e ka arritur.
Ashtu si e do rendi, ASISTI sonte priti në konak heroinat e këtij suksesi, Arbnore Përçukun dhe kapitenen Aulona Muhadrin të cilat sollën Kupat te vendi i Kupave.
Biseda e sinqertë me shumë emocione dhe detaje interesante nga ky edicion i jashtëzakonshëm i vashave të Bashkimit
- A është kjo tripleta e parë në karrierën 22 vjeçare të Arbnores?
- Si e krahason kohën e punës me trajnerin kroat Zheljko Ciglar kur si 15 vjeçe debutoi me universitaret në Trocal Welcome Women Basketbal League kur në edicionin 2003/04 u kualifikua në Final Four dhe tash kur 20 vjet më vonë përsëri me një trajner kroat Viktor Kovaçin fitoi tre trofe në një edicion
- A e ka pritur Aulona këtë sukses në debutimin e saj si kapitene?
- Çka ndodhi në serinë finale dhe sidomos në ndeshjen e tretë dhe të katërt?
- Pse Bashkimi që dominoi duke e mbyll pjesën e rregullt të kampionatit me 20 fitore pa humbje në finale kundër prishtinaseve u mundua aq shumë?
- A do të mbeten Arbnorja dhe trajneri Kovaç në Prizren?
- A do të garoj edicionin e ardhshëm KBF Bashkimi në FIBA Europe Cup për Femra?
Krejt në fund Arbnorja dhe Aulona analizojnë seritë fenomenale gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës , përballjet mes Pejës e Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës e Trepçës.
- Cilat skuadra i shohin në finale dhe kë e favorizojnë për kampion?
- Cilët trajner po iu lënë përshtypje?
- Kush e ka mbrojtjen më të mirë?
- Kush e ka sulmin më të mirë?
- Cili basketbollist do ta bëjë dallimin?
Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 531 shpalosin heroinat e suksesit të basketbollit femëror prizrenas dhe kosovar, Arbnore Përçuku dhe kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri.
ANALIZA SPECIALE e serive fantastike gjysmëfinale të Play Offit të Prince Caffe Superligës ku po ndeshen Peja me Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtina me Trepçën sjellin momentet më i interesante, deklaratat e zjarrta dhe natyrisht blloqet speciale: Pesëshja dhe MVP i javës së parë gjysmëfinale.
Edhe sonte blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona, Shqiptarët në Botë në ASIST sjell lajme mbi paraqitjet e basketbollistëve tanë në arenën ndërkombëtare. Si kaluan Kenani, Edoni e Ergjani këtë javë?
Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku të shtunën përfundoj faza e fundit kualifikuese e Play Init dhe njëkohësisht startoi Play Offi.
Si shkoi komplet Play Ini? Si startoi Play Off-i dhe a pati befasi në start?
Këto dhe shumë lajme tjera të cilat veçuan javën e kaluar do t’i shohim sonte në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST.
Krejt në fund, sipas zakonit vjen ajka dhe Top 10 aksionet fantastike të javës gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës.
Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 531 me bisedën shumë speciale dhe simpatike nën udhëheqjen e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës.
Komentet janë të mbyllura.