Ish-trajneri i Bashkimit dhe Prishtinës, merr drejtimin e Buduçnostit të Podgoricës
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i dy skuadrave kosovare, Petar Mijoviç e ka marrë drejtimin e skuadrës së madhe të Malit të Zi.
Mijoviç është emëruar kryetrajner i Buduçnostit të Podgoricës, që sivjet po kalon një edicion tejet sfidues dhe me ulje-ngritje, por pa dyshim me një roster të fortë dhe konkurrues për ABA Ligë.
Buduçnosti pak ditë më parë, njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin serb, Vladimir Jovanovic, si pasojë e rezultateve të dobëta të ekipit.
41 vjeçari do të rikthehet tek bardhekaltërit, ku në dy raste ishte në krye të klubit në fjalë, fillimisht në vitin e parë në fund të sezonit 2018/19, ndërsa përvoja e dytë ishte nga tetori 2019 e deri në janar të vitit 2021.
Komentet janë të mbyllura.