Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga katër ndeshjet e para gjysmëfinale në ASIST

1.WILSON (SPR), 2. THOMAS (PEJ), 3. KASTRATI (TRE), 4. DANIELS (TRE), 5. WALDOW (PEJ).

  1. Plejmejkeri më i mirë i serisë gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës, shpallet Derrick Wilson i Sigal Prishtinës. Amerikani ishte lider i prishtinasve në dy ndeshjet e para me mesatare prej 17,5 pikëve, 4.5 asistimeve e 5 kërcimeve për ndeshje dhe me indeks mesatar prej +18.5, në dy ndeshjet gjysmëfinale përballë Trepçës shpallet plejmejker i javës.  
  2. Në pozitën e fundorit realizues këtë javë, vjen Larry Thomas i Pejës me paraqitje konstante në dy duelet gjysmëfinale kundër kampionëve aktual të Yllit. Thomas luajti me mesatare prej 18.5 pikëve për ndeshje, duke i shtuar edhe nga 5 asistime dhe 6.5 kërcime për ndeshje dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin prej +19. Kjo performancë atij ia dha edhe epitetin e fundorit më të mirë këtë pas dy ndeshjeve gjysmëfinale në ASIST.
  1. Në pozitën e alos – vjen Erjon Kastrati i Trepçës që tregoi paraqitje tejet stabile në dy duelet kundër prishtinasve. Përderisa në ndeshjen e parë ishte më i dalluari tek mitrovicasit edhe në të dytën ishte ndër liderët dhe lojtarët më të rëndësishëm në fitore. Kastrati luajti me mesatare prej 13 pikëve e 3,5 kërcimeve për ndeshje dhe me indeks mesatar prej +12 dhe shpallet si alo më e mirë e javës.
  1. Pozita e alo-qendrës edhe këtë javë i takon Will Danielsit të Trepçës, i cili ishte më meritori për fitoren e mitrovicasve në duelin e dytë me 20 pikët e tij, ku pothuajse ishte perfekt ndërsa me mesatare prej 14.5 pikëve, 6 kërcimeve dhe indeks prej +16.5 pati performancën më të mirë pas dy gjysmëfinaleve të para për një alo-qendër.
  1. Kurse 5shen e javës e kompleton – Gjiganti i Pejës dhe ai që e bëri diferencën në duelin Peja – Ylli, Brad Waldow fenomenal. Waldow ishte i pandalshëm në dy ndeshje dhe me double double mesatare prej 27,5 pikëve e 13,5 kërcimeve për ndeshje duke ia shtuar edhe nga 2 asistime dhe 2.5 bllokada për ndeshje dhe gjithë kjo performancë ia dha indeksin prej +39 e që ishte larg më i miri këtë javë.

MVP I JAVËS – BRADLEY WALDOW (PEJA)

Pas dy ndeshjeve gjysmëfinale, dilemë se kush ishte MVP i këtyre serive definitivisht nuk kishte pasi performanca e Brad Waldow ishte fenomenale. Gjiganti i Pejës luajti me 55 pikë në dy ndeshje apo mesatare prej 27.5 pikëve për ndeshje dhe saktësi pothuaj perfekte pasi nga 31 tentimet në dy takime i realizoi 25 prej tyre apo 79,55% nga loja duke i shtuar edhe 27 kërcime në dy takime apo mesatare prej 13,5 për ndeshje ndërsa i bëri edhe 2.5 bllokada e 2 asistime. Kjo paraqitje fe-no-me-nale e tij i dha indeksin mesatar prej +39 duke qenë lider i pakontestueshëm dhe më meritori që Peja udhëheq 2-0 në seri kundër GE Yllit me ç’rast shpallet edhe MVP i javës në ASIST.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Komentet janë të mbyllura.