Basketboll

Reagon edhe Dardan Berisha lidhur me zhvillimet e fundit dhe dramatike në basketbollin tonë

Prishtinë(AsistiOnline) – Zhvillimet e fundit në basketbollin kosovar e kanë tronditur opinionin sportiv në vend dhe jo vetëm.

Skuadra e Prishtinës lëshoi një komunikatë zyrtare, ku pretendon se ndeshja e tyre ndaj Trepçës u tentua të manipulohet, gjersa reagim i shpejtë erdhi edhe nga skuadra e përfshirë në rast, Trepça, nga të cilët u mohua kategorikisht një gjë e tillë.

Lidhur me rastin, reagoi edhe KB Peja, duke aluduar se ka edhe raste tjera që mund të jenë manipuluar, madje edhe ndeshjet e tyre në serinë me Golden Eagle Yllin.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe kapiteni i Sigal Prishtinës dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, duke i cilësuar si të pa pranueshme dhe të turpshme këto pretendime nëse veç konfirmohen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.