Basketboll

Thellohen pakënaqësitë, reagim zyrtar edhe i KB Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pretendimeve të KB Prishtinës, lidhur me tentimin për manipulim të sfidës së tyre me Trepçës, kanë reaguar edhe dy klube tjera.

KB Trepça ka mohuar kategorikisht se është e përfshirë në ndonjë skandal të tillë dhe ka ftuar organet përgjegjëse që ta hetojnë rastin në tërësi.

Pas këtyre pretendimeve, ka reaguar edhe një skuadër tjetër, ajo e KB Peja që thotë se pretendimet e tilla janë shokuese dhe duhet të zbardhen në tërësi.

Sipas reagimit të Pejës dhe mënyrës së shkrimit, edhe ata hedhin dyshimet e veta në serinë ndaj Golden Eagle Yllit, ku sipas tyre kanë gjykuar referët e njejtë.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KB Peja:

Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli.

Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë.

Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar.

Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve.

KB Prishtina është rivali i përbetuar i KB Pejës në fushë, por sot jemi të bashkuar për ti luftuar ata që deshirojnë ta rënojnë baskebollin dhe punen tonë shumë vjeqare. Sot duhet të jemi të gjitha klubet se bashku për ta mbrojtur integritetin dhe lojen ferr në sport.

Komentet janë të mbyllura.