Basketboll

Gençoglu thotë se fitoren në Prishtinë e kanë lënë për ndeshjen e pestë

Trajneri i Trepçës, Engin Gencoglu, ka thënë se fitoren vendimtare ndaj Prishtinës e kanë ruajtur për ndeshjen e pestë.

Gencoglu lëvdoi shikuesit e pranishëm në palestër, teksa theksoi se do të japin gjithçka ndaj Prishtinës.

“Torcidat janë të pabesueshëm. Fitoren e kemi ruajtur për ndeshjen e fundit që do të jetë vendimtare”, u shpreh Gencoglu.

Gencoglu u pyet në lidhje me këtë pasi ende s’e ka mposhtur Prishtinën si vendas.

Ndryshe, Trepça e barazoi serinë e gjysmëfinaleve të “Play-Off”-it në 2-2, dhe të enjten do të përcaktohet finalisti, ku do të luajë me Pejën. /Klankosova

Komentet janë të mbyllura.