Kandemir: Tifozët e kanë sha nënën time e ajo nuk e ka emrin Ajshe
Trajneri i Prishtinës, Ahmet Kandemir ka folur pas humbjes nga Trepça në ndeshjen e katërt të “Play-Off”-it.
Kandemir tha se janë paraqitur më mirë në sallën “Minatori” se në herën e fundit, teksa pati një përgjigje edhe për tifozët e Trepçës.
“Ma mirë se lojën e parë në Mitrovicë, u munduam të luanim më mirë, mirë që ka lojë në Mitrovicë dhe në Prishtinë”.
“(Tifozët) e kanë sha nënën time e nëna ime nuk e ka emrin Ajshe, nuk e di emrin e kujt e thirrën. Fokusohemi te loja e fundit”, u shpreh Kandemir pas lojës.
Ndryshe, Trepça e barazoi serinë e gjysmëfinaleve të “Play-Off”-it në 2-2, dhe të enjten do të përcaktohet finalisti, ku do të luajë me Pejën. /Klankosova/
Komentet janë të mbyllura.