S’ka finale të dielën, Peja luan në ”Final Four” të Ligës Ballkanike
Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën që vjen ishte pritur që të nis seria finale e play off-it të Superligës së Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë.
Kjo për faktin se ndeshja e fundit gjysmëfinale mes Prishtinës e Trepçës, është shtyer për të premtën dhe mbi të gjitha, skuadra e parë finaliste, Peja ka obligime në Ligën Ballkanike, shkruan AsistiOnline.com
Ekipi verdhezi ka arritur në fazën finale të garave në këtë kompeticion ndërkombëtar, ku do të paraqitet në ”Final Four”-in e BIBL-së i cili sivjet mbahet në Stara Zagora të Bullgarisë.
Peja në gjysmëfinale ndeshet me ekipin nikoqir të turneut final, Beroe.
Ndeshja mes Pejës dhe Beroes luhet me 28 prill (e premte) nga ora 19:15. Ndërsa, finalja e kësaj gare pritet të zhvillohet të dielën.
Gjysmëfinalja tjetër e BIBL-së, zhvillohet mes ekipit izraelit Hapoel Beer Sheva dhe ekipit malazez, Milenijum Kodio.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.